Rrëzohet një avion ushtarak në Spanjë


6

Një avion ushtarak i cili mori pjesë në festimet e ditës kombëtare në Spanjë është rrëzuar gjatë kthimit në bazë, ku humbi jetën piloti.

Sipas lajmeve të mediave spanjolle, avioni luftarak i tipit Eurofighter Typhoon është rrëzuar në qytetin Llanos de Albacete, 300 kilometra në juglindje të kryeqytetit Madrid, për arsye ende të paidentifikuara.

Aksidenti ka ndodhur gjatë kthimit në bazë të avionit i cili kishte marrë pjesë në shfaqjen ajrore të realizuar me rastin e festës së Ditës Hispanidad.

Kryetari i Kastilya-La Mancha, komunitet autonom në Mbretërinë e Spanjës, Emiliano Garcia-Page në një deklaratë nga rrjeti social Twitter, njoftoi se piloti i avionit ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Kurse një zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se kanë filluar hetimet lidhur me arsyen e aksidentit./Rtv Drita/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *