Ndalim për aktivitetet e disa organizatave në Bangladesh


5

Qeveria e Bangladeshit ndalon aktivitetet e tre organizatave të shoqërisë civile të cilat dërgojnë ndihma në kampet ku jetojnë muslimanët e Arakanit, që kanë ikur nga sulmet e ushtrisë në Mianmar.

Sipas mediave lokale, deputeti i partisë në pozitë Awami League, Mahjabeen Halit në një deklaratë bëri të ditur se Komiteti i Përhershëm Parlamentar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, ka marrë vendim për ndaljen e aktiviteteve të tre organizatave të cilat dërgonin ndihma nëpër kampe ku jetonin muslimanët e Arakanit.

Duke bërë të ditur se Ministri e Punëve të Jashtme ka njoftuar organizatat në fjalë për vendimin e ndalesës, Halit thotë se “Besohet se këto organizata të shoqërisë civile nën emrin e aktiviteteve të ndihmës po bëjnë edhe punë të tjera. Është dhënë udhëzimi edhe për ndalesën e aktiviteteve të organizatave tjera të cilët veprojnë pa praninë e zyrtarëve të duhur.”

Në anën tjetër, zyrtari nga Zyra e Qeverisë për Çështjet e Shoqërisë Civile, Shahadat Husejin, njoftoi se në muajin shtator janë ndalur aktivitetet e shoqatës Ndihma Muslimane (Muslim Aid) me qendër në Britani të Madhe, por nuk dha informacione për arsyen e kësaj ndalese.

Pastrim etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Ndryshe, më 25 gusht, në qytetin Maungdaw të Arakanit u ndërmorën sulme simultane ndaj disa stacioneve. Duke u arsyetuar me këto sulme, ushtria e Mianmarit, nisi masakër ndaj civilëve, duke djegur dhe shkatërruar vendbanimet e pakicës muslimane. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.

Gjatë sulmeve të fundit të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar rreth 200 fshatra.

Ndërkaq, 84 për qind nga gjithsej afër dy milionë muslimanë të Arakanit që janë përballur me sulme sistematike dhe spastrim etnik në Mianmar që nga vitet e 70-ta, janë strehuar në vendet fqinje. /Rtv Drita/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *