Margvelashvili: Rusia vazhdon politikën e okupimit ndaj Gjeorgjisë


2

Presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, tha se politika e okupimit të Rusisë ndaj Gjeorgjisë po vazhdon.

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë filloi Konferenca e Mbrojtjes dhe Sigurisë së Gjeorgjisë, ku merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Nurettin Canikli.

Presidenti i Gjeorgjisë, i cili mbajti një fjalim në hapjen e kësaj konference tha se janë mbledhur për të diskutuar problemet e sigurisë së rajonit. Ai duke theksuar se problemi më serioz i sigurisë është çështja e integritetit territorial, theksoi se “Rusia vazhdon politikën e okupimit ndaj Gjeorgjisë. Kjo politikë e okupimit nuk filloi në vitin 2008 gjatë kohës së luftë së Osetisë Jugore. Kjo vazhdon që 25 vjet”./Rtv Drita/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *