Kuvajti i gatshëm të ndihmojë Kosovën


14 Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti dje në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim. Reçica falënderoi ambasadorin për vizitën e tij bërë institucioneve të Kosovës dhe MPMS-së në veçanti. Ai gjithashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar, nga shteti i Kuvajtit, dhënë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë. Al-Jassim, shprehu gatishmërinë e tij dhe shtetit të Kuvajtit, për të ndihmuar Kosovën. Po sot ministri i PMS priti edhe Ambasadorin Jo-Rezident të Belgjikës për Kosovë, François Bontemps./Kosova Post/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *