Kryeministri Haradinaj hap Zyrën e Prodhuesve Vendor në Qeveri


6
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në Konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi” e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Klubit të Prodhuesve Vendor, Astrit Shabani, kanë nënshkruar Memorandum, përmes së cilit në Zyrën e Kryeministrit do të hapet Zyra e Prodhuesve. Sipas kryeministrit Haradinaj, kjo zyrë nuk do të ketë kosto buxhetore, por do të nxjerrë propozime që lidhen me përmirësimin e pozitës së prodhuesve. “Qëllimi im dhe i Qeverisë time është që mos të ndalemi në gjetjen e instrumenteve në mënyrë që prodhuesit e vendit të jenë në një situatë të barabartë me prodhuesit e rajonit dhe më gjerë”,  tha kryeministri Haradinaj. Duke e quajtur prodhimin si vijë të parë të frontit ekonomik, kryeministri Haradinaj ka falënderuar këtë klub që e ka bërë Qeverinë pjesë të këtij dialogu./Kosova Post/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *