Kroatët fitojnë “Dean”


8 Edicioni i 4-t i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air 2017” uli siparin e tij me natën e ndarjes së çmimeve në Sarandë. Filmi kroat “Gjysmënjeriu” i Kristina Kumriç fitoi kupën “Dea” si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër, ndërsa “I ftohti i Kalandarit” nga regjisori Mustafa Kara fitoi çmimin “Dea” si filmi më i mirë me metrazh të gjatë. Çmime u ndanë edhe për idenë më të mirë, regjinë, montazhin, skenarin dhe aktorët. Dy kupa “homazh” dhe “mirënjohje” shkuan për aktorin dhe regjisorin e ndjerë Bujar Lako dhe Viktor Gjika, në kujtim të kontributit dhe trashëgimisë në Arkivin shqiptar të Kinematografisë. Valmir Terini, fitues i 9 çmimeve për filmin e tij “Tradhti me letra” thotë se filmi sjell një realitet dhe dramë thellësisht shqiptare dhe beson se ka qenë i lehtë të perceptohet nga publiku. Për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air” aplikuan rreth 2.000 filma nga mbi 80 vende të botës./Top Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *