Irak, forcat Peshmerga mbyllin rrugën Erbil-Mosul


4

Pas pretendimeve se ushtria e Irakut do të ndërmarrë një operacion, forcat Peshmerga të Administratës rajonale kurde kanë mbyllur përkohësisht rrugën tokësore Erbil-Mosul.

Një zyrtar nga drejtoria e policisë në Erbil për gazetarin e Agjensisë Anadolli tha se kanë mbyllur përkohësisht rrugën tokësore Erbil-Mosul për shkak të rritjes së lëvizjes ushtarake të ushtrisë së Irakut ndaj pozicioneve të Peshmergëve.

Një nga komandantët e Peshmergëve në rajonin Bashika në lindje të Mosulit, Gafur Bradosti pretendon se forcat Hashdi Shabi kanë nxitur fshatarët që banojnë afër pozicioneve Peshmerge që ti sulmojnë ato. Bradosti tha më tej se për këtë arsye kanë mbyllur të gjitha rrugët që shkojnë drej qendrës së Mosulit.

Ndërsa edhe kapiteni Besam Said me detyrë në brigadën 76 të lidhur me ushtrinë e Irakut ka bërë të ditur se kanë rrëzuar një dron të Peshmergëve në afërsi të fshatit Selamije që ndodhet në rajonin Nemrud në juglindje të Mosulit.

Pretendimet për “sulm në Kirkuk” nga ambasadori amerikan

Ambasadori amerikan në Bagdad, Zalmaj Khalilzad në një deklaratë në median sociale pretendon se komandanti i forcës së Gardës Revolucionare të Iranit, Kasim Sulejmani ka nxitur Hashdi Shabi që të sulmojë Kirkukun.

Khalilzad tha se SHBA-të duhet të jenë aktive për të parandaluar një konflikt të mundshëm.

Agjencia e Sigurisë së Administratës Rajonale Kurde të Irakut dje në një deklaratë tha se Qeveria qendrore e Irakut ishte përgatitur për të ndërmarrë një operacion kundrejt rajonit Kirkuk.

Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë qendrore të Irakut, Sadi Hadisi ka mohuar pretendimet “për sulm ushtarak në Kirkuk”./Rtv Drita/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *