Artistët turq vizatojnë grafite në Siri: Ndal dhunës ndaj fëmijëve

Artistët turq të grafiteve në muret e ndërtesave të shkatërruara nga lufta në qarkun Azez në Siri vizatuan piktura me mesazhe kundër luftës.

Një grup i artistëve nga Turqia, vizatuan disa grafite në muret e ndërtesavve të shkatërruara në fshatin Bragitte në qarkun Azez, i cili u çlirua në operacionin “Mburoja e Eufratit”.

Artisti Mehmet Emin Türkmen në deklaratën për gazetarin e Agjensisë Anadolli tha se që 18-19 vite merret me grafite.

“Këtë punë e fillova kur isha 13 vjeçar. Arsyeja e ardhjes sime në Siri, ishte t’i tregojë botës ato që po ndodhin këtu. Nuk mund të imagjinonim se këto vende janë kaq të shkatërruara”, tha Türkmen.

“Ju i këputët lulet që ishin këtu”

Ai tha se në çdo metër katrorë të këtij vendi është përjetuar një dhimbje. “Ajo që më preku mua këtu ishte masakrimi i fëmijëve”, tha Türkmen duke shtuar se në veprat e tij fëmijët janë shfaqur si lule dhe se në fund ka shënuar “Ju i këputët lulet që ishin këtu”.

Kurse artisti me nofkën “Mr. Hure” tha se “Në këtë vepër timen në Siri, vizatova degën e ullirit dhe botën. Mesazhi që dua ta jap nga këtu është që personat të cilët thonë se po sjellin paqe në botë në të vërtetë janë ata të cilët sjellin më shumë dhimbje. Këtu ka një botë krejt tjetër. Në këto vende ka dhimbje dhe gjak”.

“Harta e botës dhe dega e gjakosur e ullirit në fund, vizatimi më i mirë i cili tregon tragjedinë e rajonit”

Qytetari i Bragitte-s, Jashar Ebur Muhammed, tha se ato që po ndodhin në rajon duhet t’iu transmetohet gjeneratave të ardhshme. “Këtu ndodhi terrorizmi i DEASH-it, terrorizmi i regjimit. Përkundër gjitha këtyre problemeve, populli nuk e braktisi rajonin”, tha ai.

Duke vënë në dukje se regjimi dhe DEASH-I kanë shkatërruar veprat artistike, Muhammed thotë se “Vizatimi i hartës së botës dhe degës së gjakosur të ullirit në fund të saj, është vizatimi më i mirë i cili tregon tragjedinë e rajonit. Në këtë vizatim ka mesazhe të shumta”.

Artistët të cilët kanë bërë vizatime edhe në muret e qendrave të qarkut shkruan “Fake world (Bota e rreme) dhe “IHH” (Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut)./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi