Një e treta e popullsisë së BE-së në vitin 2016 pa udhëtim turistik

Zyra europiane e statistikave Eurostat ka bërë të ditur se më shumë se një e treta e popullsisë së Bashkimit Europian (BE) nuk ka realizuar ndonjë udhëtim turistik në vitin 2016.

“Në vitin 2016, 62 për qind e popullsisë së BE-së (15 vjeç e lartë) realizuan të paktën një udhëtim turistik për qëllime personale. Gjysma shkoi të paktën në një udhëtim të turizmit vendas me të paktën një qëndrim brenda natës në vitin 2016 dhe rreth një e treta mori të paktën një udhëtim jashtë vendit”, tha Eurostat. 

Sistemi statistikor evropian tha se gati 48 për qind e evropianëve që nuk realizuan ndonjë udhëtim raportuan se kjo ishte pjesërisht për shkak të arsyeve financiare. 

Sipas Eurostat, arsyet e tjera ishin problemet shëndetësore dhe angazhimet familjare. “Çështjet financiare përmenden si pengesa kryesore për të gjitha grupmoshat, me përjashtim të atyre të moshës mbi 65-vjeçare, ku arsyet shëndetësore janë pengesa më e përmendur”, theksoi Eurostat. 

Sipas të dhënave zyrtare, kufizimet financiare u vërejtën kryesisht në Greqi, Portugali dhe Kroaci.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi