Basha: Pa luftuar politikanët e korruptuar s’ka negociata as në 2019-n

“Integrimin europian po e pengon një qeveri e lidhur drejtpërdrejtë me krimin dhe nëse do të vazhdojë kështu situata, atëherë negociatat nuk hapen as në 2019-n”.

Kështu u shpreh kreu demokrat, Lulzim Basha teksa foli për negociatat. Ai u shpreh se opozita duhet të garantojë që të mos ketë më ministra të brendshëm të lidhur me krimin dhe drejtësia të jetë e barabartë.

“Shqiptarët duhet ta kuptojnë, pa luftuar krimin dhe drogën, pa larguar politikanët e korruptuar, negociatat nuk do të hapen as në 2019. Tahiri, Xhafaj, Balla dhe Edi Rama që sundon perandorinë e krimit, duke iu dhënë trafikove hapësira, sa kohë që në Shqipëri nuk ka një shtet të së drejtës, një prokurori të kapur nga Rama, nuk do të ketë hapje të negociatave me Shqipërinë. Ky është mësim i 2016, 2018 dhe nëse shqiptarët nuk e mësojnë këtë mësim, do të bëhet edhe mësimi i 2019. Për ne rruga është e qartë, ne duhet të garantojnë që të mos ketë ministra të Brendshëm të lidhur me krimin, drejtësia të jetë e barabartë. Na duhet një vend të ketë kontroll dhe balancë të pushtetit. Është eliminuar Gjykata Kushtetuese që Rama të ketë në dorë drejtësinë”, tha Basha.

Basha foli edhe për projektin për Teatrin Kombëtar, duke thënë se PD do të kërkojë nga presidenti të vendosë veton.

“Ne do të kundërshtojmë në çdo instancë Teatrin e Ri. Do ti kërkojmë presidentit të vendos veton dhe të mos bëhet pjesë. Do t’i bëjmë presion ndërkombëtarëve për të ndaluar këtë grabitje. Gjithashtu edhe do të protestojmë”, u shpreh Basha.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi